Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë. Albin Kurtit i kërkon që ta heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.
Në letrën që e ka siguruar Gazeta Express, sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.
“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.
“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.
Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.
“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.
“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…