Është bërë e ditur se ka vdekur në moshën 98-vjeçare, ish-senatori amerikan, Bob Dole. Dole njihet si mik i shqiptarëve, derisa në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Twitter, ish-senatori kishte uruar që Zoti ta bekojë SHBA-në dhe Kosovën.
Për Dolen ishte ngritur një bust në Prishtinë vitin e kaluar. Kjo për shkak të miqësisë së dy vendeve.
Ai tash e sa kohë po vuante nga kanceri në mushkëri.
Ngushëllime për Dolen kanë dërguar edhe liderë partish e institucionesh në Kosovë.