Pozicioni i fetusit mbajti në jetë 17-vjeçaren turke të nxjerrë nga rrënojat 248 orë pas tërmetit

Një 17-vjeçare u nxor ditën e djeshme shëndoshë e mirë nga gërmadhat e pallatit ku ajo banonte, që u shemb plotësisht nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqi.

I mrekullueshëm ishte fakti se ajo arriti të dilte e gjallë nga rrënojat pas rreth 248 orëve pas tërmetit.

Duke folur për mënyrën sesi Ölmez, e cila u operua për shkak të një frakture në legen, mund të mbrohej kaq shumë, doktori i saj tha:

“Unë mendoj se ajo ishte e mbrojtur, sepse mbeti në pozicionin e fetusit. Fëmija vazhdon në shërbimin e kujdesit intensiv, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Deklarata e mjekëve të Aleyna Ölmez, e cila u shpëtua nga rrënojat në orën 248, për gjendjen e saj shëndetësore.