Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar shënjestrimin e pozicioneve të Xhihadit Islamik në Gaza.
“Avionët tanë luftarak filluan të godasin pozicionet e Xhihadit Islamik në Gaza”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite.
Forca ajrore izraelite mëngjesin e sotëm ndërmorën një sulm gjatë cilit vranë Baha Abu Al-Atta, komandantin e Brigadës Al-Quds, apo krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës të Xhihadit Islamik.
https://www.facebook.com/haaretzcom/videos/411599786412237/
Më pas, disa raketa u lëshuan nga Gaza, të cilat ranë në territorin izraelit.
Sulmi shkaktoi ndërprerjen e mësimit në shkollat në jug të Izraelit, si dhe në Tel Aviv.