Nga Erisa Zykaj
Zëvendëskryeministri i Republikës çeke, njëkohësisht ministër i brendshëm, Vit Rakusan është përgjigjur për ABC në konferencën e shtypit përfundimtare të 27 ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Rakusan theksoi se në nëntor do të bisedohet sërish për Kosovën, dhe se shumica e shteteve anëtare janë pro liberalizimit të vizave.
ABC: Qeveria e Kosovës konsideron, se disa shtete anëtare po imponojnë kushte të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. A e konfirmoni këtë apo i cilësoni ato si modealitetet që kanë nevojë të diskutohen dhe kur parashikoni vendimin përfundimtare për liberalizimin e vizave?
Vit Rakusan, ZV/kryeministër i Republikës Ceke: Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin europian, ne gjirin e Këshillit të ministrave muajin e ardhshëm, përfshirë dhe debatin me Komisionin. Nuk mund t’ju them tani termat konkrete të përfundimit të këtij debati. Por ajo që mund t’ju them, është se shumica e shteteve anëtare janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…