Në mes të protestave për vrasjen e një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, për “mbajtjen e pahijshme të hixhabit”, në rrjetet sociale u shfaq një video e një gruaje që u sulmua nga dy burra në rrugë.
Në videon nga kamerat e sigurisë, shihet një grua iraniane duke ecur e vetme në rrugë, pas së cilës dy burra i afrohen dhe fillojnë ta godasin. Burri që i është afruar i pari ka tentuar ta godasë gruan me shkelma, ndërsa i dyti është afruar dhe ka filluar ta godasë me shuplakë.
Mirëpo, kjo nuk përfundoi ashtu siç prisnin sulmuesit, sepse gruaja iraniane u mbrojt me guxim dhe i goditi, derisa burrat nga një lokal aty pranë i erdhën në ndihmë dhe ndaluan konfliktin.
Gruaja iraniane nuk ishte e mbuluar me hixhab, ndaj supozohet se kjo është arsyeja pse burrat e sulmuan atë në mes të rrugës.
Kujtojmë, Irani është tronditur prej gati një muaji nga demonstratat e dhunshme që nisën pasi policia e moralit vrau 22-vjeçaren Mahsa Amini, e cila më parë ishte arrestuar për mos vendosje të hixhabit në kokë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…