Presidenti i Kroacisë kërkon të bllokohet anëtarësimi i Finlandës në NATO

“Sharlatanizëm të rrezikshëm” e ka quajtur anëtarësimin e menjëhershëm të Finlandës në NATO, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, raportoi “N1”.

Kjo gjë duhet të pezullohet, tha Milanoviç, deri sa të ndryshohet ligji zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

Më e rëndësishme për kroatët dhe Kroacinë, dhe interesat shtetërore, është ndryshimi i Ligjit Zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë, tha presidenti kroat.

“Vazhdoni një hap më tej dhe ngreni Finlandën brenda, e cila është 50 kilometra larg Shën Peterburgut. Mendoj se është sharllatanizëm i rrezikshëm. Për neve, Finlanda qenka më e rëndësishme se Kroacia dhe kroatët në BeH.

Sa më përket mua le të anëtarësohen, le t’i fusin lapsin në sy ariut të tërbuar. Por derisa të zgjidhjet çështja e Ligjit Zgjedhor [në Bosnje-Hercegovinë], deri sa të detyrohet Bakir Izetbegoviç të ndryshojë ligjin, parlamenti nuk duhet të ratifikojë afrimin e askujt në NATO”, ka thënë presidenti kroat.

“Ne nuk i kërkojmë Finlandës dhe Suedisë ta ndërrojn emrin e ta bëjnë Ikea, por vetëm t’iu themi amerikanëve ta heqin qafe këtë gjë. Për mua, është e interesit jetik shtetëror, kombit dhe popullit. Për Bosnje-Hercegovinën që të jetë shtet funksional. Atëherë edhe Zagrebi do të bëjë tifo për Bosnje-Hercegovinën në Bashkimin Evropian”, ka thënë Milanoviç, raportoi N1.