Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha në Nju Jork se Evropa Juglindore aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), por beson se jo të gjitha vendet janë mjaft të motivuara për t’u bashkuar me Bashkimin.
Duke folur për Serbinë, Milanoviç tha se “gjëja më e vështirë” ishte se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç “ishte një nga nxitësit më të shquar të luftës të viteve 1990” dhe e konsideroi atë një pengesë.
Negociatat e pranimit të Serbisë filluan në vitin 2014, deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy.
Milanoviç beson se Serbia “nuk ka një qëllim të fortë” për t’u bashkuar me BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.
Mali i Zi është më afër anëtarësimit në BE me 33 kapituj të hapur.