KRYESORE

Presidenti i Libanit thotë se bisedimet me Izraelin mund të shënojnë fundin e vuajtjeve

Presidenti libanez Joseph Aoun tha se bisedimet me Izraelin në Uashington mund të shënojnë fillimin e fundit të vuajtjeve të popullit libanez.

Aoun tha se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, stabiliteti nuk do të kthehet në Libanin jugor.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit kanë filluar në Uashington, duke shënuar kontaktet e para të tilla midis dy vendeve që nga viti 1993.

Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter pas përfundimit të bisedimeve me Libanin ka dhënë një konferencë për mediat. Ai i ka cilësuar bisedimet ‘një fitore për paqen’.

“Sot zbuluam se jemi në të njëjtën anë të ekuacionit dhe kjo është gjëja më pozitive që mund të kishim arritur”, thotë ai në një deklaratë.

Palët në bisedime diskutuan një “kufi të përcaktuar qartë” midis Izraelit dhe Libanit, tha Leiter.

“E bëmë shumë të qartë se siguria e civilëve tanë nuk është çështje negociatash. Këtë e kupton qeveria e Presidentit të Libanit, Joseph Aoun. Kjo ishte një fitore për mendjen e shëndoshë, për përgjegjësinë dhe për paqen”, u shpreh ai.

Gjithashtu shtoi se punohet për një traktat paqeje “të plotë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago