Presidentja Vjosa Osmani e pret me ceremoni shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Të dy pas takimit do të mbajnë konferencë për medie. Milanoviç do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti dhe ai i Kuvendit, Glauk Konjufca.