Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, nëse presidenti i saj Vladimir Putin, refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti Trump nuk dha hollësi mbi sanksionet e mundshme shtesë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë sanksionuar rëndë Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Ai tha të martën se administrata e tij po shihte gjithashtu çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke shtuar pikëpamjen e tij se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.
“Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky, do të flasim shumë shpejt me Presidentin Putin”, tha zoti Trump.
Ai tha se kishte bërë trysni Presidentit kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike, të ndërhyjë për ta ndaluar luftën në Ukrainë.
“Ai nuk ka bërë shumë për këtë. Ai ka shumë … pushtet, sikurse ne kemi shumë pushtet. Unë i thashë, “duhet ta rregullojmë këtë. Ne e diskutuam këtë çështje”, shtoi Presidenti Trump.
Menjëherë pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump tha se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…