Pas dy masakrave, Serbia u gjend në qendër të vëmendjes, si në rang rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. HRT pyeti Dragan Popadiçin, psikolog social dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, për atë që po ndodh në Serbi, çfarë çoi në të dhe si të luftohet përshkallëzimi i paimagjinueshëm i dhunës së armatosur deri dje.
“Nuk dihen ende shkaqet, por pasojat shihen qartë. Qytetarët janë thellësisht të shqetësuar dhe ka trishtim dhe keqardhje të madhe për viktimat. Kjo është atmosfera e përgjithshme që mbizotëron në Serbi”, tha ai, duke shtuar se një nga gjeneruesit më të dukshëm të dhunës janë mediat.
“Ne kemi një kult të armëve”
“Nuk e kam fjalën për filmat apo videolojërat me përmbajtje të dhunshme, por programet që transmetohen në frekuencat kombëtare, ku dhuna është drejtpërdrejt e popullarizuar, ku të ftuar janë kriminelët ordinerë dhe ata të luftës, ku ushqehet gjuha e urrejtjes që arrin përmasa të pabesueshme”, theksoi Popadiç.
“Ne u gjendëm në një situatë ku dhuna ka zënë rrënjë në sfera të ndryshme të jetës sonë dhe tani është e vështirë ta eliminojmë. Është e vështirë të eliminohen gjeneruesit e fuqishëm të dhunës – mediat, gjuhën e urrejtjes. Presioni publik është relativisht i dobët, por për momentin e shoh atë forcë si dikë që mund të sjellë ndryshime”, ka përfunduar profesori Popadiç.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…