Mesto: Beograd Datum: Thu Oct 27 10:42:11 CEST 2022 Dogadjaj: POLITIKA - izjava za novinare predsednika Srpske liste Gorana Rakića posle sastanka predsednika Srbije Aleksandra Vučića sa predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije Fotoreporter: Milica Vučković Ličnosti: Goran Rakić Izvor: FoNet
Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për lëshimin e urdhërarrestit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, lidhur me rastin e barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës gjatë vitit 2022.
Rakiçi, i cili është deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Progresive Serbe (SNS), nuk iu është përgjigjur tri ftesave të prokurorisë për intervistim. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar se tashmë janë intervistuar kryetari aktual i Listës Serbe, Zlatan Elek, si dhe deputetët e saj, Slavko dhe Igor Simiç.
“Tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurve S.S, I.S., dhe Z.E. Ndërsa, sa i përket intervistimit të G.R., i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim”, ka deklaruar Luta për shtypin në Prishtinë.
Ndryshe, serbët e veriut nën udhëheqjen e Listës Serbe kishin bllokuar rrugët që të çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak – në dhjetor të vitit, duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…