Sot në Shkup qindra studentë shqiptarë të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në një protestë masive për të kërkuar përdorimin e gjuhës amëtare në provimet e diplomimit, një e drejtë që praktikisht ekziston në letër.
Me thirrjet “ Gjuha shqipe e drejta jonë” “ne flasim shqip”, “nuk ka shtet pa rini”, studentët e shumtë në numër mbanin pankarta të ndryshme dhe flamujt kuq e zi duke kërkuar diçka që është e garantuar.
Edhe pse gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka status zyrtar, provimi i jurisprudencës, i domosdoshëm për ushtrimin e profesioneve juridike si avokat, gjyqtar apo prokuror, zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase.
Studentët kanë nënshkruar edhe një peticion për këtë çështje, të cilin kryeministri Hristijan Mickoski në fillim e cilësoi të drejtë por që më pas u tërhoq nga qëndrimi duke thënë se ‘ligji nuk e lejon një gjë të tillë”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…