Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka dalë me një komunikatë për media, pas tensioneve në veri gjë që shkaktoi edhe mbylljen e dy pikave kufitare, Bernjak dhe Jarinje.
Ky dikaster, ka ndjekur vijën e Vuçiqit duke lëshuar një deklaratë provokuese, në të cilën thuhet se “për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative”.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria Për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.