LAJME

Pse heshtin shqiptarët ndaj diskriminimit te gjuhës shqipe nga institucionet në Komunën e Gucisë

Nga Avni Dedushaj

Neni 11 i Ligjit mbi Pakicat Nacionale në Mal të Zi parashikon që në komunat ku janë mbi 5% shqiptarë, është obligim i institucioneve që të jetë në përdorim zyrtar edhe gjuha e pakicës. Edhe pse kemi kryetar kuvendi shqiptar, përkthyes shqiptarë, të punësuar shqiptarë të tjerë, asnjë vendim nga kuvendi nuk del në fletë zyrtare edhe në gjuhën shqipe.

Nëse hyni dhe shfletoni fletën zyrtare të Malit të Zi (Vendimet komunale), asnjë rast nuk mund të gjeni që vendimet e Kuvendit Komunal të Komunës së Gucisë janë edhe në gjuhën shqipe. Ky sindrom lokal I yni nuk vlen për komunat shqiptare si Tuzi dhe Ulqini, vendimet e te cilave I gjene ne  fletën zyrtare të Malit të Zi. Sa herë që e shfletoni fletën zyrtare, asnjëherë nuk dalin edhe në gjuhën shqipe vendimet e komunës tonë. Shikoni vendimet me numër 19/23, që janë vendimet e fundit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gucisë.

Komuna e Gucisë, me organet që ka formuar, është me mijëra kilometra larg të plotësimit të detyrimeve ligjore sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Po ju kujtoj se këtu janë mbi 40% shqiptarë dhe 40% të pushtetit e kanë shqiptarët. Shpenzimet që ka komuna për dygjuhësi janë minimale. Kjo ka vetëm një qëllim, që të zhduket çdo gjë shqiptare duke filluar nga mbishkrimi “GUSINJE” e të vazhdojë brenda, ku nuk shkruhet gati asnjë vendim edhe në gjuhen shqipe.

Avni Dedushaj


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

11 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

19 orë ago