Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme. Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë.
Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit. Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajn se vrasja e gjeneralit është e ngjajshme me një vrasje tjetër 105 vjet më pare, ku pas asaj ndodhën një mori ngjarjesh. Në qershor 1914, Archduke Franz Ferdinand u qëllua për vdekje – së bashku me gruan e tij – në Sarajevë, Bosnje. Ai ishte trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze. Ai u vra nga një aktivist 18 vjeçar boshnjak, i cili ishte i zemëruar që vendi ishte pushtuar nga perandoria e Archduke. Pas të shtënave, vendet u përpoqën të merrnin pjesë dhe ajo filloi një zinxhir ngjarjesh që çuan në Luftën e Parë Botërore, përcjell Periskopi.
Rrjedhjen e kësaj ngjarje pritet të vijinë edhe pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman. Ajatollahu Khamenei i cili bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.