Publikohet një VIDEO, dyshime se një komisioner në Skenderaj preku kutinë e votimit gjatë procesit

Bekim Jashari dhe Iniciativa e tij për Skenderajn “Ideal” ka thënë se ka pasur vjedhje të mëdha votash në zgjedhjet e të dielës.

Jashari ka akuzuar PDK-në se kanë vjedhur vota në sistemin e “trenit bullgar” dhe e ka quajtur të deformuar vullnetin e qytetarëve.


Një nga faqet që publikon ngjarje nga Drenica “Fshatrat e Drenicës” ka publikuar një video të dyshimt ku shihen dy persona.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, thuhet se komisioneri ka “privatizuar” kutinë e votimit në qendrën e votimit në shkollën teknike “Anton Çetta”.

Bekim Jashari ka njoftuar se janë dërguar 10 ankesa në PZAP në lidhje me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.