Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Puma janë duke punuar në koleksionin e ri i cili do të quhet “Flutur” në shqip.
Këtë e kanë bërë të ditur edhe Dua por edhe marka e veshjeve sportive Puma.
Këngëtarja shqiptare ka postuar në profilin e saj në Instagram disa fotografi lidhur me projektin.
Dua Lipa është ambasadore e kësaj marke.