Video e një gruaje të pastrehë ruse, që u bë virale pasi këndoi në metro kur e publikoi policia e Los Angeles, po nënshkruan një marrëveshje të madhe me producentin Joel Diamond, maban koncert këtë të shtunë.
Emily Zamourka dhuroi performancë të jashtëzakonshme me vokalin e saj për opera në një metro në Los Angeles.
Asaj iu është ofruar një kontratë për regjistrim muzike nga producenti Joel Diamond. I nominuari për Grammy shprehu dëshirën e tij që Emily t’i bashkohet skuadrës së tij dhe të prodhojë muzikë. Diamond tha se kënga e parë që do të publikojnë do të quhet “Parajsë” dhe do të prodhohet nga shtëpia diskografike Silver Blue Records, që ai e ka themeluar në vitin 1973.
Producenti mësoi për herë të parë për këngëtaren pasi Departamenti i Policisë në Los Anxhelos publikoi një video të saj në Twitter, duke kënduar në një stacion metroje. Menjëherë video e 52-vjeçares u bë virale në internet.
Zamourka u bë e pastrehë pas një fatkeqësie që i ndodhi. Ajo u zhvendos në SHBA më shumë dekada më parë dhe ka marrë mësime për violinë dhe piano, por ishte sëmurë dhe ka mbetur pa shtëpi pasi nuk mund të përballonte kujdesin shëndetësor.
“Nuk doja të isha barrë për askënd,”, tha gruaja për ABC 7. Së bashku me marrëveshjen, dy fushata GoFundMe kanë mbledhur mijëra dollarë për Zamourka, njëra 52 mijë dollarë dhe tjetra 32 mijë dollarë. Ajo do mbajë një koncert në Los Angeles të shtunën.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…