LAJME

“Pushka top tu bëftë” Matoshi shpërthen keq ndaj Mustafë Bajramit, ai e quan “I poshtër e hipokrit”

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur para pak çastesh në studion e Politikos në Kanal10 ku po diskutohet për lirinë e shprehjes pas zhvillimeve të fundit të hoxhës nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Publicisti e komentatori i Politikos, Halil Matoshi në një moment të përplasjes me teologun Mustafë Bajrami i tha këtij të fundit se do ta thërras Policinë e Kosovës që ta marrin nën mbrojtje pas deklaratave të tij dhe panelistëve në studio mbi temën që po diskutohet.

“Edhe nëse ty të sulmon dikush qysh e sulmuat profesorin kisha reaguar.”, i tha Matoshit – Bajrami.

“Pushka top tu baftë. Dilni krejt në xhamitë e Kosovës në udhë t’jau majtë.”, tha i acaruar Matoshi.

“Sonte unë duhna me thirr në mbrojtje Policinë e Kosovës prej qetyne njerëzve.”, u tha Matoshi komentatorëve i nervozuar.

Por, teologu Mustafë Bajrami këtë deklaratë nuk e priti aspak mirë.

Ai në moment të tensionuar e quajti Matoshin ‘hipokrit e të poshtër’.

“Ti nime po flet si hipokrit i poshtër. Unë s’thash ashtu. I poshtër.”, vazhdoi tutje Bajrami.

“A je me demokracinë e Kosovës e me ligjet a me sheriat. Njana bjen. Ti po e shkel me dy kamtë.”, ndërhyri edhe Gashi.

“Kqyre çfarë hipokriti qysh e shtrembëron fjalën.”, vazhdoi edhe më tutje Bajrami.

Ndaj deklaratave të Bajramit ka reaguar menjëherë autori i Politikos, Kushtrim Sadiku i cili e quajti të patolerueshme gjuhën e përdorur ndaj Matoshit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

11 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

19 orë ago