POLITIKE

“Putin me gishtin në këmbëz”, alarm nga Danimarka: Rusia do ta sfidojë NATO-n ushtarakisht

Me gishtin në këmbëz po qëndron Vladimir Putin. Shërbimet sekrete të shumë vendeve evropiane dhe në veçanti ato të shteteve skandinave paralajmërojnë se arma e tij është pozicionuar në drejtim të vendeve të NATO-s.

Suedia dhe Norvegjia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të përgatiten për luftë me Rusinë, ndërsa ministri socialdemokrat gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha dje se “Moska mund të nisë një luftë kundër Perëndimit pas pesë ose tetë vitesh“.

Ndërkohë në orët e fundit, shërbimet e inteligjencës daneze kanë paralajmëruar se një sulm ushtarak rus kundër vendeve të NATO-s është “shumë i mundshëm”. Edhe qeveria polake gjithashtu pranon se vendi po përgatitet për luftë me regjimin e Moskës.

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Wladysław Kośniak Kamlisz dje është pyetur në një intervistë të botuar në të përditshmen “Super Express” nëse e konsideron të mundshme humbjen ushtarake të Rusisë nga Ukraina dhe sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Polonisë.

Unë parashikoj çdo skenar dhe e marr seriozisht më të keqen. Kjo është puna e një ministri të Mbrojtjes në situatën në të cilën jemi sot”, theksoi ai dhe pranoi se vendi i tij po përgatitet për luftë me Rusinë. “Blerjet e mëdha të armëve janë shumë të rëndësishme, por pajisjet personale të çdo ushtari duhet të merren po aq seriozisht. Polonia do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët të Bashkimit Evropian, këtë e di edhe Komisioni”, nënvizoi ministri polak i mbrojtjes.

Megjithatë, paralajmërimi i sotëm danez ndryshon dukshëm nga ai i vendeve të tjera (përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë). Shërbimet e inteligjencës daneze sqarojnë saktësisht se çfarë po planifikon Putin, çfarë do të ketë kujdes dhe cilat operacione ruse po përgatit të nisë kundër vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Inteligjenca ushtarake daneze paralajmëron se Moska me shumë gjasa do të përdorë fuqinë e saj ushtarake për të sfiduar shtetet e NATO-s“, tha ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në parlamentin e vendit.

Ndërsa shërbimet e inteligjencës të vendit skandinav në raportin e tyre lidhur me një sulm të mundshëm nga Moska shkruajnë: “Rusia do të ushtrojë presion mbi vendet e NATO-s duke dërguar në mënyrë rutinore aeroplanë dhe anije luftarake për të thyer kufijtë kombëtarë. Putini madje mund ta përqendrojë ushtrinë e tij përgjatë kufijve të një vendi të NATO-s”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago