Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes.
Madje nuk janë të rralla as rastet kur shoferët përfshihen në gara ilegale me vetura, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Prishtina’ në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura.
Sinjali mëson se deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi 19-vjeçari, i cili ishte duke bërë gara me një veturë tjetër, ka humbur kontrollin mbi timon shkaku i shpejtësisë dhe është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, teksa janë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e 19-vjeçarit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…