Vladimir Putin e ka shkarkuar nga pozita ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.
Në një ndryshim rrënjësor që i ka bërë kabinetit në mes të Luftës në Ukrainë, Putin ka caktuar si ministër të ri Andrey Belousov, një këshilltar të tijin afatgjatë rreth çështjeve ekonomike.
Belousov ishte ministër i ekonomisë i Rusisë në 2012-2013, ndihmës i Putinit në 2013-2020 dhe zëvendëskryeministër i parë në 2020-2024.
Lajmin e ka raportuar edhe agjencia ruse e lajmeve TASS, teksa mendohet se posti i ri për Shoigun do të jetë ai i sekretarit në Këshillin rus të Sigurisë Kombëtare.
Në këto kushte, Nikolai Patrushev duhet ta lërë këtë pozitë, të cilën e mbante prej një kohe të gjatë.
Shoigu është përballur me kritika nga “skifterët” pro-luftës ruse për keqpërdorimin e fondeve dhe arsenaleve të luftës në Ukrainë.
Madje, ka pasur ndaj tij edhe akuza për korrupsion.
Më 3 maj, Instituti amerikan për Studimin e Luftës doli në përfundimin se Putin synon të “kufizojë” fuqinë e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, ta “balancojë” atë dhe ta “dënojë” disi atë që nuk i ka arritur ende objektivat ushtarake të Kremlinit.
Personi i identifikuar nga Putini për këtë objektiv do të ishte guvernatori i rajonit të Tulas, Alexei Dyumin, me të cilin kreu i Kremlinit u takua më 2 maj të kaluar.
Dyumin është një ish-bashkëpunëtor i Wagner dhe mik i liderit të ndjerë Yevgeny Prigozhin, me të cilin ai gjithmonë ka mbajtur anën e hapur me qëllimin për të zënë vendin e Shoigut në Ministrinë e Mbrojtjes.
Burimet e brendshme ruse kanë sugjeruar se Kremlini mund të emërojë Dyumin në një rol të ri të lidhur me industrinë ruse të mbrojtjes.
Mirëpo, me sinjalet e fundit nga Moska, është e qartë se personi i përcaktuar do të jetë Belousov dhe askush tjetër.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…