Presidenti rus në një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez Emanuel Macron pas takimit të tyre në Moskë, me temë kryesore situatën në Ukrainë, ka sulmuar NATO’n duke përmendur edhe sulmet e vitit 1999 ndaj Serbisë.
Putin në konferencën e përbashkët me Macronin ka ironizuar për rolin e NATO’s e cila sipas tij paraqitet si organizatë mbrojtëse, por që në fakt ai thotë se është e kundërta.
Presidenti rus ka thënë se sa është NATO organizatë mbrojtëse më së miri e dinë njerëzit e vendeve si Iraku, Siria, Afganistani, e edhe Serbia, ndaj së cilës sipas tij u krye një operacion i madh ushtarak. Ai tha se kjo tregon se NATO është larg të qenit një organizatë paqësore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“NATO është organizatë e mbrotjes, nëse është e vërtetë është diçka qe njerëzit e shume vendeve e kane parë në praktikë, siç është Iraku, Siria, Afganistani dhe operacioni i madh ushtarak i kryer në Beograd, pa sanksione të Këshillit të Sigurimit. Kjo është diçka larg asaj që një organizatë paqësore mund te ketë bërë”, ka thënë Putin.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…