Moska raportohet t’i ketë kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
Kuptohet se Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se Kina mund të minojë përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, sipas burimeve të cituara nga The Washington Post dhe Financial Times.
Megjithatë, ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund t’i konfirmojë këto raporte, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës.
Më herët, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Kina do të përballet “absolutisht” me pasoja nëse ndihmon Moskën t’i shmanget sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Ai i tha CNN: “Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht Pekinit, se do të ketë absolutisht pasoja për përpjekjet për shmangie të sanksioneve në shkallë të gjerë ose mbështetjen ndaj Rusisë për t’i plotësuar ato.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të shkojë përpara dhe të lejojmë që Rusia të ketë një rrugë shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë.”
Sullivan do të takohet me kryediplomatin e Kinës, Yang Jiechi, në Romë më vonë të hënën.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…