Presidentit rus Vlladimir Putin iu dhurua një kopje e Kuranit gjatë vizitës së tij në Xhaminë Juma të Derbent në Dagestan, e njohur si xhamia më e vjetër në Rusi, në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit.
Putin tha se Kurani ishte i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë i shenjtë për të gjithë të tjerët.
“Libri është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë edhe për të tjerët. Ne e dimë se në vendet e tjera ata e trajtojnë ndryshe – ata nuk respektojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe pastaj kanë guximin të thonë se nuk është krim”, tha Putin pasi iu dhurua një kopje e Kuranit gjatë vizitës në këtë xhami.