Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbetur edhe pa një nga gjeneralët kryesorë, pasi u vra nga një sulm me raketat Himars, raporton “Express.co” të martën.
Gjenerali Artem Nasbulin u vra pranë Khersonit në Ukrainën jugore, nga raketat që SHBA-ja ia dha Ukrainës. Pos vrasjes së tij, shumë depo të municioneve u shkatërruan.
Gazetari ukrainas, Viktor Kovalenko, shkroi në Twitter se Nasbulin ishte shef i shtabit të Korpusit të 22-të në Krime.
“Ai është një nga 150 ushtarakët rusë që u konfirmuan të vrarë në sulmet e fundit me Himars”, shkroi ai.
Ky sulm është në kuadër të planit të Ukrainës, të paralajmëruar ditë më parë, për të çliruar rajonin e Khersonit.