POLITIKE

Pyetet për dekorimin e ish-shefit politik të tij, Sheshelit – Vuçiç nervozohet me gazetarin kroat: “Ju kriminelëve të luftës ju xhironi filma”

Hiç mirë s’i erdhi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur u pyet nga një gazetar kroat rreth dekorimit të kriminelit famëkeq të luftës, njëherit edhe ish-shef politik i tij, Vojisllav Sheshel, nga Kisha Ortodokse Serbe, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Pyetja e gazetarit ishte nëse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, edhe ashtu të lënduara, do të zbeheshin edhe më tej nga fakti i dekorimit të kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel.

“Nga kush u dekorua?”, tha me nervozizëm Aleksandër Vuçiç.

“E dekoroi një dioçezë”, tha ai duke provuar të reduktojë dekoratën në një degë të vetme të Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht asaj se dioçezat kanë rregulla të rrepta kontrolli vendimarrjeje nga hierarkia nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Ju [kroatët] çdo ditë veçoni kriminelë që kanë vrarë serbë, ju bëni filma atyre, dhe s’jeni të ndjeshëm ndaj kësaj fare”, tha presidenti serb.

Rreth asaj se ai se Sheshel “është” kriminel i luftës, Vuçiç përsëri provoi ta skejojë kontastitimit. “Dhe po, me këto tuajat, ata kthenë verdiktet në tre në dy. Kur dënohen, pastaj kthehen, e më pastaj bëhen heronj për shkak të tre në dy verdikte”.

“Pyetini gjykimet e dioçezave kompetente të Kishës Ortodokse Serbe”, tha ai.

“Sepse unë s’jam as papë, as peshkop, as patriark, e as asgjë tjetër, dhe s’më shkon mendja të jem”, vazhdoi ai, transmetoi “Index.hr”.

Vuçiç vazhdoi të provoj të tregojë se gjoja Kisha Ortodokse Serbe është e ndarë nga shteti, dhe se janë shtet sekular, megjithëse ka një numër rezolutash të miratuara në Parlamentin Evropian që thonë një realitet krejtësisht tjetër.

“Në vendin tonë, Kisha është shumë e pavarur në lidhje me shtetin. Nuk e di se si është te ju kroatët, por ne jemi tejet krenarë me sekularitetin në vendin tonë”, vazhdoi ai.

Vuçiç doli edhe në temën e vizitës në Jasenovac, e cila para ca kohësh iu ndalua nga autoritetet kroate, pasi që u zbulua se provonte të futej në territor si klandestin e jo si president i një vendi.

“Nuk e di çfarë t’ju them. Kjo është e tëra çfarë mund t’ju them. Secili nga ta kë të drejtë të merr vendime si njerëz të lirë, dhe shteti nuk është i përfshirë. Më lini t’ju them, se e shoh që mezi po prisni që të vijë në Jasenovac për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të juauja. E shijoj dhe mezi pres të vijë të vendos lule dhe t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve të juaja”, ka thënë mes tjerash Aleksandër Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago