Sot në Kosovë është duke u mbajtur “Parada e Krenarisë”. Në sheshet e kryeqytetit kanë marshuar personat komunitetit LGBTQ+ dhe persona të tjerë në mbështetje të tyre.
Një nënë e një personi “Gay” ka dalë para pjesëmarrësve për të dhënë një mesazh të fortë dhe mbështetje për personat LGBTQ+.
“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem Gay”, kështu ia nis fjalimit i cili u dha zemër të pranishmëve dhe u përcoll me brohoritje e duartrokitje.
“…Si nana e çdo personi LGBT që nuk e ka dashnin e përkrahen e familjes. Një fjal e urtë popullore thotë, Evladi është bujashka e zemrës dhe po është e vërtete evladi është pika e dobët zemra e çdo prindi. Unë jam shumë krenare për djalin tem, jam krenare për atë që është ai, jam krenare për çdo përson LGBT” ishte mesazhi i kësaj nënë.