Diktatori mizor çeçen, Ramazan Kadirov kërkon vendosjen e ligjit ushtarak në Rusi, pas sulmeve me dron në Moskë, për të cilat Kremlini akuzon Ukrainën.
Aleati i ngushtë i presidentit rus, shkruan në Telegram se Rusia duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të aplikojë ligjin ushtarak.
“Unë besoj se është e nevojshme të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme në Rusi dhe të përdoren të gjitha mjetet luftarake për këtë, në mënyrë që të “pastrohet” menjëherë kjo celulë terroriste. Unë besoj se termat ” ushtri ukrainase dhe politikanë ukrainas ” nuk duhet të përdoren, por të zëvendësohen me “terroristë”, ka shkruar Kadirov, siç raporton rrjeti rus “RIA Novosti”.
Kadirov dëshiron të hakmerret duke theksuar se Kremlini mund të sulmojë vendet e Evropës Perëndimore për atë që ndodhi dje në kryeqytetin rus, ndërsa Putini po minimizon sulmet.