FOTO&VIDEO

Qeveria e Turqisë ndërpret xhirimin e serialit të Netflix-it, vetëm sepse në të u përfshi një personazh homoseksual

Netflix ka anuluar një dramë turke në prag të xhirimeve, me skenaristen e saj duke thënë se qeveria e bllokoi atë sepse përfshinte një karakter homoseksual brenda serialit.

Skenaristja Ece Yorenc tha se ndërmarrjes Netflix iu refuzua për realizimin e serialit “If Only” nga Qeveria e Turqisë, shkruan BBC.

“Për shkak të një personazhi homoseksual, leja për të filmuar serialin nuk u dha dhe kjo është shumë e frikshme për të ardhmen”, i tha ajo faqes së internetit të filmit turk Altyazi Fasikul, sipas FT .

Netflix konfirmoi detajet e ngjarjes.

“If Only” do të tregonte historinë e Reyhan, një nënë e martuar pa fat, e binjakëve, e cila befas transportohet përsëri 30 vjet në natën që burri i saj i propozoi.

Yorenc tha që nuk kishte skena seksi mes homoseksualëve apo kontakt fizik midis burrit homoseksual dhe personazheve të tjerë.

Shërbimi i transmetimit nuk dëshiroi të përkulet ndaj kërkesave të Ankarasë, dhe në vend të kësaj vendosi të anulojë shfaqjen pas bisedimeve me autoritetin audioviziv të Turqisë RTUK, shtoi ajo.

Nënkryetari i partisë në pushtet në qeverinë turke, Mahir Unal, ka postuar në Twitter të hënën një status, ku ai beson se Netflix do të “tregojë ndjeshmëri më të madhe ndaj kulturës dhe artit turk me një bashkëpunim më të thellë” në të ardhmen.

Ndërsa homoseksualizmi ka qenë i ligjshëm përgjatë historisë moderne të Turqisë, kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBT është rritur vitet e fundit. Parada e Krenarisë në Stamboll është ndaluar për pesë vjet me radhë.

Netflix tha se kompania mbeti “thellësisht e përkushtuar” për pajtimtarët e saj turq dhe ata në komunitetin krijues të vendit.
Në një deklaratë, ndërmarrja tha: “Aktualisht kemi disa skenarë origjinalë turq në prodhim – me më shumë të tjerë që do të vijnë dhe mezi presim t’i ndajmë këto histori me anëtarët tanë në të gjithë botën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago