POLITIKE

Qeveria ia huq me përkthimin e komunikatës së Zyrës së Merkelit

Qeveria e Kosovës ka nisur një komunikatë pas bisedës së sotme ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel ku thuhet se, ajo si sfidë ka listuar edhe “ndryshimet kushtetuese”.

Mirëpo, në komunikatën e Zyrës së kancelares, thuhet se ajo ka kërkuar nga Hoti reforma në fushën e sundimit të ligjit.

Fjala “Rechtsstaatliche”, përkthyer në gjuhën shqipe i bie sundim i ligjit ose shtet ligjor, kurse Qeveria e ka përkthyer këtë si ”reformë kushtetuese”.

Ndryshimet kushtetuese bëhen nga Kuvendi.

E në orët e pasdites të së hënës, Hoti ka pasur bisedë telefonike edhe me këshilltarin e presidentit francez Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne.

“Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca! Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës. Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike”, ka shkruar Hoti në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

3 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago