Lëvizja vetëvendosje sot ka proceduar me ligjin që do t’ua mundësojë mërgimtareve votimin në ambasada dhe konsullata. Kjo nismë e tyre synon lehtësimin e procesit të votimit për mërgimtaret.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të dituar se e kanë proceduar iniciativën ligjore që do t’ua mundësojë mërgimtareve të votojnë në ambasada dhe konsullata të shteteve përkatëse.
Njoftimin për këtë nismë ligjore u bë i ditur nga një komunikatë në Facebook
Ky hap i Lëvizjes vjen si pasojë e faktit, siç janë shprehur ata, që deri më tani mërgimtarët edhe pse e kanë pasur të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë, shpesh herë atyre iu është pamundësuar kjo e drejtë për shkak të pengesave teknike dhe burokracisë së ngarkuar.
“Mërgata përbën më shumë se 1/3 e popullsisë së tërësishme në Kosovë. Roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale e politike në Kosovë. Rreth 700 milionë euro në vit, vijnë nga mërgata. Fatkeqësisht dhe jo për fajin e saj, roli politik i mërgatës është reduktuar shumë kur bëhet fjalë përfshirjen e tyre në vendimmarrje”, thuhet në komunikatën e tyre për media.
Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…