LAJME

Qeveria ndan mbi 21 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit me “Contour Globalin”

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023.

Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar.

“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë. Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha. Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë ai në mbledhje të Qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se marrëveshja mes Kosovës dhe “Contour Globalit” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017, pavarësisht paralajmërimeve se një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej.

“Marrëveshje e vitit 2017 që ishte nënshkruar pavarësisht se ishte paralajmëruar që një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej. Një nënshkrim i tillë i papërgjegjshëm i kushton tash Republikës së Kosovës mbi 21 milionë euro. Edhe shtatë vite pas po na ndjekin vendimet e tilla”, ka thënë Murati.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e pyeti Muratin nëse ka indikacione që dikush do të mbahet përgjegjës për këtë kontratë. Ministri ka thënë se i takon organeve të ndjekjes ta hetojnë.

Ndërkohë kryeministri Kurti ka pasur fjalë të mira për avokaturën shtetërore, të cilën e ka përshkruar si shumë të suksesshme.

“Ajo që kemi fituar në arbitrazhe është pothuajse shtatëfishi i kësaj që duhet të paguhet”, ka thënë ai.

Kompania amerikane e kishte çuar në arbitrazh Kosovën në dhjetorin e 2020-s lidhur me termocentralin “Kosova e Re”. Më 24 maj 2020 ishte paraparë të bëhej mbyllja e këtij projekti, por dështimi i përfundimit në kohë dhe dështimi i disa tentativave për zgjidhje të kontestit ka bërë që investitori të çojë Kosovën në arbitrazh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago