LAJME

Qindra raste të dallavereve me patentë shoferë, Durimishi: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi  në një konferencë për media ka folur për keqpërdorimet që kanë gjetur në njësitë për patentë-shoferë.

Durmishi tha se bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale.

“Këtu bëhet fjalë për ndërmarrje të gjerë kriminale ku janë të involvuar shumë njerëz sepse të gjitha këto veprimtari anti ligjore nuk mund të bëhen nga një person i vetëm. Është çështje e Prokurorisë e Gjykatës ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë që po ndodh”, tha Durmishi.

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“660 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provimin praktik në kategorinë B, C dhe C1. Të gjithë këta kanë qenë pothuajse nga qytete të ndryshme të Kosovës, ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani , Drenasi, Kamenica etj. Është shumë e  dyshimtë kur një kandidat nga Kamenica shkon në Pejë për të kaluar provimin. Më datë 22 janar 2024 Komisioni monitorues ka vizituar njësinë e pantentë shoferit në Pejë dhe kanë kërkuar disa dosje si të dyshimta. Nga të gjeturat kanë konstatuar se në shumë dosje ka mospërputhje me dokumentacionin. Ka raste kur kandidati i është nënshtruar provimit në pjesën teorike më 2023 në Prishtinë, ndërsa në dosje figuron se i njëjti e ka kaluar provimin më 2022 në Pejë. Gjithashtu kemi vërejtur se është keqpërdorur emri dhe nënshkrimi i një kandidati që është në pension.

Kjo që e paraqitëm ka të bëjë kryesisht me Pejën, por gjendje më e mirë nuk është as në qytetet tjera”, tha Durmishi para mediave.

I pyetur se çfarë masa pritet të ndërmerren ndaj personave që kanë marrë patentë shoferin me dallavere, Durmishi tha se atyre do tu konfiskohet patentë shoferi, derisa nuk shpjegoi pajisjet se si do të pajisen me to në të ardhmen.

“Në qoftë se këto vërtetohen ne do ti anulojmë këto provime dhe do të konfiskohen këto patentë shoferë sepse janë marrë në mënyrë të kundërligjshme, është procedurë tjetër si do të pajisen në të ardhmen”, tha Durimishi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago