LAJME

Qumështorja “Vita”: Bosnja po na bllokon eksportin nga Kosova

Bosnje dhe Hercegovina ka bllokuar me anë të barrierave jo-tarifore eksportin nga Kosova.

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate nga kompania “Vita” të cilët kanë bërë të ditur se janë duke u bllokuar me barriera jo-tarifore për eksportin e produkteve në territorin e Bosnjës, duke mos u respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë.

“Kompania Vita si lider dhe themeluesi i industrisë së qumështit në Kosovën e pas luftës është duke u bllokuar me barriera jo tarifore të eksportoj produktet në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës duke mos respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë dhe duke i shkaktuar dëme ekonomike direkte vendit tonë.”, thuhet në komunikatë.
Kompania ka shprehur shqetësimin me procedurat burokratike që i kanë cilësuar diskriminuese për bllokimin e eksportit.

Këto veprime të Bosnjës dhe Hercegovinës janë në kundërshtim me parimet e CEFTA-s për tregti, ku edhe Bosnja ka nënshkruar dhe në kundërshtim me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave si frymë e bashkëpunimit regjional.

“Vita” ka bërë tentime për të komunikuar me institucionet e Bosnjës në mënyrë që produktet e Kosovës të trajtohen njëlloj siç trajtohet importi i produkteve të Bosnjës në Kosovë, por thonë se janë injoruar.

“Ne kemi bërë tentime të vazhdueshme me institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës në mënyrë që të kemi trajtim të njëjtë siç kanë produktet e importuara nga Bosnja në vendin tonë, siç është qumështi MIGI, Milko, Megle dhe shumë produkte të tjera ushqimore, mirëpo deri më tani vetëm jemi injoruar dhe bllokada vazhdon.”, thotë komunikata.

Kompania “VITA” ka bërë apel tek institucionet relevante të Kosovës të marrin masa në mënyrë që të vendosin barazi në mënyrën e trajtimit të tregtisë midis dy shteteve.

“Prodhuesit vendorë janë duke bërë përpjekje jashtëzakonisht të mëdha në sigurimin e tregjeve dhe ngritjen e eksportit, bllokadat e tilla nga vendet e regjionit janë duke e dëmtuar vendin tonë si në të hyra tatimore ashtu edhe në sigurimin e një mirëqenie për qytetarët tanë. Shpresojmë që institucionet tona të marrin masa sa më shpejt që të aplikohen parimet e trajtimit të barabartë në Tregti të Lirë”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave të bilancit të tregtisë mes dy vendeve, Kosova importon përafërsisht 66 milionë euro nga Bosnja, ndërsa Bosnja vetëm 11 milionë nga Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago