Qytetarët në luftë për të blerë miell

Qytetarët po luftojnë për të arritur të blejnë miell nëpër marketet e Kosovës, që nga marrja e masave në vend për shkak të virusit covid-19.

Ndonëse ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë të hënën se shteti ka rezerva të grurit e miellit, qytetarët e Kosovës për disa ditë me radhë po vazhdojnë të blejnë miell.

https://www.facebook.com/gazetaiinfokus/videos/211696740035914/

Një video që është shpërndarë në Facebook, shihet se në një market në Gjilan, qytetarët pothuajse përleshën mes vete për të arritur të marrin thasët me miell.

Masat e Qeverisë nuk prekin dyqanet që shesin produkte ushqimore dhe higjienike. Ato vazhdojnë të jenë të hapura.

Ndërkaq kolona të gjata po presin pranë mullinjve në gjithë Kosovën.