BREAKING NEWS

Irani alarmohet: Tre skenarë për epideminë, njëri parasheh miliona të vdekur

Irani ka lëshuar vërejtjen më të rëndë deri tani për pandeminë që dërrmon vendin, duke pretenduar se “miliona” mund të vdesin në republikën islamike nëse popullata vazhdon të udhëtoj e të injoroj udhëzimet shëndetësore. Kjo qasje paraqet dallim të madh në qëndrim të regjimit fanatik pasi nuk po arrijnë të bindin popullatën t’i përmbahet udhëzimeve shëndetësore.

Një gazetar i televizionit shtetëror iranian që është profesionist shëndetësor tërhoqi vërejtjen disa orë pasi fanatikë shiit dje depërtuan në oborrin e dy faltoreve më të shenjta që sapo ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Në të njëjtën kohë, Lideri Suprem i Iranit ka lëshuar një urdhëresë fetare që ndalon qarkullimin e “panevojshëm” në vend.

Irani kishte mohuar me ditë rrezikun e përhapjes së epidemisë në vend fillimisht, kishte edhe raporte të hapjes së varreve masive në qytetin e shenjtë të Qom të dala nga disa fotografi satelitore.

Para kësaj të premte në Iran janë caktuar pika kontrolli para Novruzit, vitit të ri persian, por kanë ngurruar të caktojnë karantinë në zona. Kjo megjithëqë kishte rritje prej 13 % të vdekjeve të martën. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se virusi ka vrarë 135 njerëz për të shtuar numrin në total prej 988 nga mbi 16 mijë të infektuar.

Sipas Universitetit të Teknologjisë Sharif në Iran janë tre skenarë për rrjedhën e ngjarjeve me epideminë në Iran. Në popullata bashkëpunon tani, Irani do të përballet me 120 mijë raste të infektimit dhe 12 mijë vdekje para se epidemia të marrë fund. Nëse ata ofrojnë bashkëpunim mesatar, do të ketë 300 mijë raste dhe 110 mijë vdekje.

Por nëse njerëzit dështojnë t’i përmbahen udhëzimeve, mund të shkatërroj tanimë sistemin e trazuar shëndetësor të Iranit. Nëse ndodh kjo viktimat mund të shkojnë deri në 3.5 milionë njerëz.

Ata nuk kanë paraqitur ndonjë matricë të realizimit të këtyre skenarëve por ky paralajmërim në televizionin shtetëror paraqet një ndryshim të madh në qëndrim të pushtetit e ngurtë islamik që lka mohuar me ditë rrezikun e epidemisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago