LAJME

Raketa më gjigante në botë niset për fluturim, por shpërthen disa minuta më pas

Raketa gjigante e SpaceX u nis nga baza ajrore pas testit të parë që u mbajt të enjten pasdite, por shpërtheu disa minuta më pas dhe u përplas në Gjirin e Meksikës.

Kompania e Elon Musk synonte që ta niste anijen kozmike rreth 120 metra të lartë në një udhëtim rreth e qark botës, që nga maja jugore e Teksasit, pranë kufirit meksikan.

Sipas planit, pritej që boost-eri të largohej nga anija kozmike disa minuta pas ngritjes, por kjo nuk ndodhi. Raketa filloi të humbiste lartësi dhe më pas shpërtheu katër minuta pas fluturimit, duke u rrëzuar në gji.

Pas ndarjes, anija kozmike supozohej të vazhdonte në lindje për të orbituar planetin, përpara se të përplasej më pas në Paqësor, pranë Havait.

Turma spektatorësh ndoqën nisjen e raketës nga ishulli South Padre. Kompania planifikon që ta përdorë mjetin fluturues për të dërguar njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe në Mars.

NASA ka rezervuar një anije kozmike për ekipin e saj të ardhshëm që do të realizojë ecje në hënë dhe ata që kanë mundësi financiare po rezervojnë që tani fluturime për në satelitin tonë natyror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

52 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

6 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

8 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

8 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

14 orë ago