KRYESORE

Rama pas koalicionit me PDK-në: Qytetarët s’jetojnë në parti, Kosova s’ka nevojë për më shumë krizë e polarizim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se duhej “stabilitet institucional, bashkëpunim dhe vendimmarrje e përgjegjshme” për kryeqytetin pasi së fundmi arriti një marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilën Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar” të kësaj partie.

“Qeverisja është, në thelb, përgjegjësi ndaj qytetarit”, shkroi Rama në krye të një postimi në Facebook. “Prandaj, obligimi ynë moral dhe politik është i qartë: të ofrojmë qeverisje që u shërben qytetarëve me përgjegjësi, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, thotë ai.

Rama tha se “politika nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar të mirën publike: për qytetarin”.

“Sot, Prishtina ndodhet para një momenti të rëndësishëm historik dhe zhvillimor. Me projektet madhore që na presin, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, ne nuk po ndërtojmë vetëm infrastrukturë moderne, por po ndërtojmë identitetin dhe perspektivën e një Kryeqyteti europian, funksional dhe konkurrues. Këto procese kërkojnë stabilitet institucional, bashkëpunim dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Në një rend demokratik, dallimet janë të natyrshme dhe legjitime. Por pjekuria politike matet me aftësinë për t’i tejkaluar ato në funksion të interesit të përbashkët”, shkroi ai.

Rama tha se “qytetarët nuk jetojnë në parti, jetojnë në komunitet të përbashkët, prandaj ata janë përgjegjësi e PËRBASHKËT”.

“Nevojat e tyre nuk janë çështje interpretimi politik, por detyrim për zgjidhje konkrete të menjëhershme. Jam kundër çdo retorike përçarëse. Ne jemi një POPULL. Një SHTET. Prandaj, duhet vizion i përbashkët, stabilitet dhe veprime të përgjegjshëm institucionale nga secili prej nesh”, shkroi ai.

Marrëveshjen për koalicion me PDK-në, AAK-në e Nismën dhe Lidhjen për Prishtinën, Rama tha se e bëri “duke vendosur qytetarin në qendër”.

“Duke vendosur qytetarin në qendër dhe duke qenë të vetëdijshëm se pushteti është shërbim, e jo instrument bllokimi, kemi finalizuar bashkëqeverisjen në Kryeqytet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Lidhjen për Prishtinën dhe së fundmi me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK). Në këtë kuadër, emërimet nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), janë bërë konfirm propozimeve të ardhura nga ”Kolegjiumi” i përbërë nga pesë degët e Prishtinës, një mekanizëm i themeluar nga vetë LDK, që garanton përfaqësim, balancë dhe legjitimitet të brendshëm. Paralelisht, janë emëruar edhe përfaqësuesit e partnerëve tanë nga AAK, Nisma, Lidhja për Prishtinën dhe PDK, duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe funksionale. Kryeqyteti është shembull i bashkëpunimit dhe zhvillimit dhe ashtu do të mbetet”, shkroi ai.

Emërimet e drejtorëve të rinj, ai tha se “janë bërë konfirm propozimeve të ardhura nga ‘Kolegjiumi; i përbërë nga pesë degët e Prishtinës, një mekanizëm i themeluar nga vetë LDK, që garanton përfaqësim, balancë dhe legjitimitet të brendshëm”.

Për drejtorët e shkarkuar së fundmi, të cilëve Rama tha se u ka “përfunduar mandati”, shprehu “mirënjohje të veçantë” për “profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar në shërbim të qytetit”.

“Shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorët e deritanishëm, të cilëve u ka përfunduar mandati, për profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar në shërbim të qytetit. Ndërsa drejtorëve të rinj u uroj suksese dhe përgjegjësi të lartë në detyrat që marrin përsipër”.

Rama tha se LDK-në do ta mbështesë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Ashtu siç e kam përkrahur pakusht Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje, me bindjen se demokracia, stabiliteti institucional dhe kultura shtetformuese duhet të mbrohen dhe të forcohen vazhdimisht. Përgjegjësi, rend, zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarit, pa retorikë përçarëse por me vizion të qartë për të ardhmen, kjo është filozofia e së djathtës! Kosova nuk ka nevojë për më shumë krizë e polarizim, por për institucione funksionale, bashkëpunim dhe vizion për zhvillim. Sepse lidershipi i vërtetë nuk matet me aftësinë për të krijuar tension, por me aftësinë për të bashkuar njerëzit, për të ndërtuar stabilitet institucional, dhe për ta çuar vendin përpara”, shkroi ai.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati u emërua dje nënkryetare e Komunës së Prishtinës, ndërsa Gazeta Express ka marrë vesh se PDK-ja do t’i udhëheqë edhe gjashtë drejtori.

Rama dhe PDK-ja janë marrë vesh edhe për ndarjen e ndërmarrjeve.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, bëri të ditur të hënën në Pressing në T7 se ishte shtë arritur marrëveshja për koalicion me Ramën.

LDK-ja tha dje në një reagim se “nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje”.

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, u tha ndër tjerash në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago