KRYESORE

Rama pas takimit me Starmerin: Jemi besnik ndaj Italisë, s’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar që të ketë më Britaninë e Madhe apo me vende të tjera marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për emigrantët.

Këto komente Rama i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Tiranë, ku ka thënë se marrëveshja me Italinë është bërë për shkak të marrëdhënies së veçantë mes dy vendeve dhe falë situatës gjeografike.

Me humor, Rama u shpreh se janë shumë shtete të tjera që i kanë kërkuar Shqipërisë që të nënshkruajnë marrëveshje të njëjta si me Italinë, por sipas tij, vendi ynë është besnik ndaj martesës me Italinë dhe marrëdhëniet me vende të tjera sipas kryeministrit, janë thjeshtë dashuri.

“Kam qenë shumë i qartë që prej ditës së parë që kur nisëm këtë proces me Italinë, që kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë, për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe falë situatës gjeografike që është tejet kuptimplotë. Për të qenë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë jo, sepse jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, ka thënë Rama, transmeton A2CNN.

Kryeministri britanik ka thënë se vendi i tij po e diskuton një marrëveshje të tillë me shumë shtete të tjera.

“Po po e diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh përsa u përket këtyre qendrave të kthimit. Dhe këtë e shoh në fakt si një çështje novatore të re dhe të rëndësishme, që është në përputhje me punën që ne kemi bërë për përshembull uljen e numrave nga Shqipëria, numrin rekord të kthimeve që ne kemi pasur… Edhe po i bëjmë këto diskutime ndërkohë”, ka deklaruar Starmer.

Tutje, Starmeri ka thënë se po punojnë për t’i kthyer migrantët e paligjshëm shqiptarë.

“Duke trajtuar migracionin e paligjshëm jashtë shtetit dhe duke shkatërruar bandat në origjinë, po i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe po lehtësojmë presionin mbi shërbimet publike”, ka deklaruar ai.

Starmer ka mbërritur i pari nga të gjithë liderët evropianë në Tiranë, ku nesër do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago