LAJME

Rama, studentëve të mjekësisë: “Në Gjermani çmimet i keni të larta, 99% të gjërave s’i prekni dot, i shikoni veç nga vitrina”

Sot në Shqipëri ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në eventin e mbajtur foli edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit iu drejtua atyre duke ju kujtuar shprehjen “guri i rëndë në vend të vet”.

Tutje Rama tha se shumicën e gjërave në vend të huaj vetëm i shikon në një “vitrinë” pasi siç tha ai nuk i blen dot pasi çmimet janë të larta.

“Mund të jesh guri i rëndë në vendin tënd. Rezultati është minimal, ky program është hapur, do të vazhdojë vite të tëra sepse kreditë që do të merrni do të jenë me afat të gjatë dhe interesi paguhet nga shteti. Kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt, veç të tjerash të jep më shumë qetësi të brendshme, se sa të jetosh në vend të huaj, 99% e atyre ti as nuk i prek dot, vetëm i shikon, siç i shikon në një vitrinë, sepse çmimet janë të larta”

Tutje ai tha se në Gjermani nuk mund gjesh kohë për të pirë kafe e bërë lloj lloj muhabetesh.

“Duhet të gjithë ta shikojnë dhe besojnë këtë. Shqipëria nuk ka gjë veç të shkojë më lart, ka dalë nga rrethi vicioz dhe një hap para dy hapa pas, mjafton të shikoni lekun, shikojeni sot, të tjerat mund të merren me dyshim, lekun nuk e shikojnë lekun. Janë arsye për të pasur shpresë, meqë jemi në prag festash ku i gjen në Gjermani, kohën për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj lloj muhabetesh, shqip”, tha kryeministri shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

6 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

6 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

6 orë ago