Drejtori i IKSHPK-së, Nasër Ramadani ka thënë se janë duke e përcjellur me vëmendje situatën pandemike në të cilën gjendet Kosova tani.
Ramadani ka deklaruar për Klan Kosovën se gjurmimi i vazhdueshëm i vatrave ka rezultuar me një pistë që tregon se Kosova tashmë është drejt shuarjes së plotë të infeksionit me Covid-19-të.
”Në lakoren që ka qenë tërë kohën e sheshtë, është vërsulur poshtë, duke u ulur rastet e infektuar dhe duke u rritur rastet e të shëruarave të cilët praktikisht gëzojnë një shëndet të mirë”.
”Në këtë kontekst IKSHPK po bën akoma gjurmimin në hapësirë dhe do të vazhdojë edhe një kohë me gjurmimin dhe hetimin epidimiologjik, duke lënë asnjë vatër të aktivizohet në asnjë rast deri në fund të shuaj të gjitha rastet me Covid-19”.
Në cilat zona ka dyshime se mund të ketë vatër të koronavirusit tani?
”Duke pasur parasysh që tashmë janë shëruar rastet nëpër komuna, tani kemi disa vatra të infeksionit por që konsiderohen vatra të vogla dhe nën kontrollë epidemiologjike”.