Haradinaj: Jam i sigurt mu më është vra vëllau Enveri Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në RTV 21 u shpreh se shumica e vrasjeve që janë bërë pasluftës në Kosovë, janë bërë nga Beogradi.
“Shumica e vrasjeve të pas luftës jam i sigurt që janë dora e Beogradit, mshoj atij kujton që ia bani ky, mshoj ketij kujton qe ai. Jam i sigurt mu më është vra vëllau Enveri, e në atë kohë presidenti ka shpallë ditë zie dhe vrasja e vëllaut tem është ba vetëm me e nxit spiralen që na nuk e kem vazhdu nuk i kemi ndihmu një spiraleje të vëllavrasjes.”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt bashkësia ndërkombëtare që nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka punuar për ta dorëzuar UÇK-në. “Njëherë i kanë thanë LDK-së ju jeni krahu paqësor këta krahu i luftës . Koalicioni im me Rugovën u ba vetëm me ua prapësu një teori se jo të gjithë janë për pavarësinë e Kosovës.”, tha Haradinaj
Lexo me shume: http://rtv21.tv/shumica-e-vrasjeve-te-pasluftes-jane-nga-dora-e-beogradit-per-me-nxit-vellavrasjen/
© RTV21.tv