POLITIKE

Rasti “Brezovica”, ngrihen rreth 6 milionë euro

Rreth 6 milionë euro janë ngrirë në rastin “Brezovica”, nga aksioni i cili kishte nisur më 21 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së enjte në disa lokacione në Kosovë.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka thënë se janë konfiskuar edhe prova materiale, vetura e armë.

“Sot kemi zbatuar një urdhër në disa lokacione, 4 persona janë në kërkim pasi nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa prova matertiale, vetura e armë. E rëndësishme është se gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetor deri më tani, nga të dhënat financiare që kemi siguruar, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale. Ky proces do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se objekt hetimi kanë qenë edhe disa serbë.

“Për momentin njëri është në Serbi dhe njëri është në spital”, ka shpjeguar Maloku.

Ndërkohë, kryeprokurori Shukri Jashari, ka thënë se në aksionin e sotëm janë ndaluar për 48 orë, Bedri Halimi kryesinspektor i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Citaku, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit, e po ashtu është ndaluar edhe një qytetar.

“Janë bastisur 9 lokacione në 3 komuna. Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova materiale. Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish sekretari Arben Çitaku”, ka thënë Jashari.

Shefi i hetimeve të krimeve të rënda, Agron Haziri, ka thënë se pesë persona janë në kërkim pas aksionit të enjten, ndërkaq tregoi provat materiale që u sekuestruan.

“Katër persona të arrestuar, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, tre janë në mbajtje për 48 orë. Pesë janë në kërkim policorë. Gjatë hetimeve në xhirollogaritë bankare të dyshuarve kemi identifikuar vlerën monetare prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86,146 dollarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova: 1 veturë, armë, fishekë, karikatorë, shtëpizë kompjuteri, telefon mobil, uniformë me mbishkrimin Policia e ish-sistemit jugosllav ose serb, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago