KRYESORE

Reagon Amerika pasi Serbia u pajis me armatim nga Rusia

Gjatë javës që po e lëmë pas ushtarakët rusë e serbë kishin testuar pajisje të rënda ushtarake në Serbi. Madje shteti serb ka shfaqur interesim të blejë edhe sistem të mbrojtjes reketor S-400.

Një veprim i tillë është përcjellë me reagime të menjëhershme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë njohësit e sigurisë në Kosovë po e cilësojnë një veprim të tillë shqetësues. Njohësit e sigurisë në Kosovë vlerësojnë se një dukuri e tillë është shqetësuese.

Ka ditë që ky armatim ka arritur në Serbi.

Gjatë javës pajisje të rënda ushtarake ishin testuar nga ushtarakë rusë e serbë.

Serbia është pajisur nga Rusia me sistem ajror të mbrojtjes pancer që ka rreze të mesme veprimi, ndërsa ka shfaqur interesim që të blejë edhe sistemin e mbrojtjes raketore  S-400.

E gjithë kjo ngjarje ishte përcjellë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje u paralajmërua edhe rrezik i vendosjes së sanksioneve të posaçme.

Ndërkohë gjatë së premtes, u panë edhe hapa konkretë nga Amerika.

Drejtori i Departamentit të Posaçëm të Departamentit të Shtetit për zbatimin e nenit 231 të “Ligjit për kundërvënien e kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve”, Thomas Zarzecki ka qëndruar në Serbi.

Takim së pari zhvilloi me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Megjithëkëtë pas përfundimit të këtij takimi, Daçiçi pretendoi se nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Serbisë.

“Nga ana tjetër, unë thashë që ne kemi interesat tona në lidhje me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, dhe në përputhje me rrethanat duhet të marrim parasysh aftësitë e mbrojtjes dhe të zhvillojmë një politikë të neutralitetit ushtarak”, ka thënë Ivica Daçiq

Por sipas njohësve të sigurisë në Kosovë, Serbia asnjëherë nuk jep një arsye për gjithë këtë armatim.

Nuredin Ibishi tha se për një dukuri të tillë ka vend për shqetësim.

“Armatosja është e vazhdueshme edhe me të sofistikuara që janë në krye të agjendës për shqetësim jo vetëm në rajon sidomos kur ka të bëj me S-300 edhe S-400”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Ndonëse shprehet se një veprim i tillë momentalisht nuk paraqet rrezik për Kosovën, vlerëson se Serbia nuk do të shpëtojë pa sanksione.

“Këtë shqetësim e ka paraqitur jo vetëm Kosova po edhe Kroacia në veçanti për shkak të një disbalanci në armatim, nuk do të kalojë pa sanksione nga SHBA”, ka thënë Ibishi.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia pajiset me armatim nga Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago