Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas arrestimit të Afrim Toverlani.
Toverlani me disa persona të tjerë kishin hyrë në shtëpinë e kryetarit në tentativë për ta sulmuar.
Mirëpo, kryetari Ahmeti thotë se ai nuk ka pasur ballafaqim me Tovërlanin, sepse ai nuk ka qenë në shtëpi në ato momente.
Ahmeti nuk e vlerëson fare faktin që Afrim Tovërlani i është paraqitur në shtëpi kur ai nuk ka qenë prezent.
“Falemnderit të gjithëve për pyetjet dhe kujdesin”, fillon shkrimin e tij Ahmeti në Facebook.
“I pash edhe titujt në portale. Nuk ka pasur kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë me thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik”.
“Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen”.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, mbylli Ahmeti.