Pas sulmit brenda Zonës së Gjelbër të fortifkuar në Bagdad, ku tre raketa goditën atë zonë, por që disa civilë mbetën viktima të sulmit erdhi reagimi i menjëhershëm i Presidentit amerikan Donald Trump.
Vetëm pas disa minuta, Trump shkroi në Tëitter: ”Postime në media do shërbejnë si njoftim për Kongresin e SHBA’ve që nëse Irani do godasë ndonjë person ose objektiv të SHBA, atëherë ne do përgjigjemi dhe ndoshta në një mënyrë joproporcionale. Një njoftim i tillë nuk kërkohet, por ne po e japim megjithatë”, shkroi Trump.
Shumë raketa zbarkuan deri tani pranë ambasadës amerikane në Bagdad. Dhe këto vinë disa ditë pasi gjenerali iranin Qassem Soleimani u vra nga një dron i SHBA. Megjithë sulmin, Presidenti amerikan vazhdoj retorikën e tij duke shkruan në Tëitter, se Irani po flet me shumë guxim për synimin e pasurive të caktuara të SHBA’së.
”Irani po flet me shumë guxim për shënjestrimin e disa pasurive të SHBA, si hakmarrje për vrasjen e liderit të tyre terrorist, i cili kishte vrarë një amerikan e kishte plagosur disa të tjerë, për të mos përmendur të gjithë njerëzit që ai kishte vrarë gjatë gjithë jetës së tij.”
Trump gjatë të dielës gjithashtu tregoj se SHBA’të kishin shpenzuar dy trilion dollarë në pajisje ushtarake, dhe nëse Irani do sulmonte ndonjë bazë amerikane, ata do vepronin pa hezituar, siç thotë Trump.