Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, e ka krahasuar rastin ku një grup i burrave në Al Hasakah të Sirisë, e kanë vrarë një vajzë sepse sipas tij refuzonte të martohej me kushëririn e saj, me “imamë vahabistë, në Maqedoninë e Veriut” të cilët sipas tij, propagandojnë që edhe shqiptarët duhet të praktikojnë martesat brenda lidhjes së gjakut.
Tutje Latifi përmes një postimi në Facebook, e ka përmendur Kanunin e Lekë Dukagjinit duke thënë që me atë ligj “martesa me të afërmin e gjakut tek shqiptarët është krim mbi krimet”.
“E lexova një lajm të tmerrshëm se si në qytetin Al Hasakah të Sirisë një grup i burrave e paskan vra mizorisht një vajzë të fisit të tyre, sepse ajo paska refuzuar të martohej me kusheririn e saj”.
“Kjo më kujton se si shumë imamë vahabistë, sidomos në Maqedoninë e Veriut, propagandojnë që edhe shqiptarët duhet të praktikojnë martesat brenda lidhjes së gjakut. Lavdi i qoftë legjendarit Lekë Dukagjini që na e la me ligj që martesa me të afërmin e gjakut tek shqiptarët është krim mbi krimet”.